Shkarkohet nga detyra kreu i AKU, zëvendësohet nga një grua

Shkarkohet nga detyra kreu i AKU, zëvendësohet…

Bledar Skënderi drejtori i AKU është shkarkuar nga ky post, teksa pritet të zëvendësohet nga një grua, konkretisht nga Jeta Deda.  Skënderi u emërua në tetor 2020 si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), teksa ka qenë edhe ish- anëtar i KQZ-së

Vendimi:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit