Shkarkohet nga KPK/ Pasuria “djeg” në vetting gjyqtaren Flutura Skënderi

Shkarkohet nga KPK/ Pasuria “djeg” në vetting…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Flutura Skënderi. Problem për gjyqtaren Skënderi ka qenë pasuria e saj, pasi nuk mbulonte nga të ardhurat 2.8 mln lekë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluara të martën e kësaj jave, trupa e Vetingut konstatoi se gjyqtarja Skënderi kishte marrë pjesë në proces gjyqësore, në të cilën palë ishte një kompani ndërtimi, me të cilën më parë kishte nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një godine.

Trupa gjyqësore konstatoi se një truall 225 metra katrorë, ku ishte bashkëpronare edhe gjyqtarja Skënderi, i ishte dhënë një kompanie ndërtimi në vitin 2008. Në këmbim, gjyqtarja kishte përfituar një apartament me sipërfaqe 72 m2, si edhe kishte porositur një shtesë 50 m2, me vlerë 40 mijë euro.

Raporti i krijuar ndërmjet gjyqtares Flutura Skënderi dhe kompanisë së ndërtimit duket se përfshihet në të paktën 5 pika të “interesave private të zyrtarit”, të cilat janë premisa për rënien në konflikt interesi.

Problemet me pasurinë

Krahas situatës së konfliktit të interesave, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe disa problematika me pasurinë e gjyqtares Flutura Skënderi, sidomos në mosdeklarimin e disa transaksioneve financiare.

KPK konkludoi paraprakisht se gjyqtarja Skënderi ka një balancë negative financiare në vlerën 2.8 milion lekë të reja. Subjekti i kundërshtoi gjetjet e trupës së Vettingut, duke deklaruar se ka prova për të kundërshtuar problematikat në pasurinë e saj.

LEXO EDHE: 

‘Konflikt interesi dhe mosdeklarim pasurie’/ Gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi, drejt shkarkimit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit