Shkarkohet pas një jave mësuesi pedofil, DAR: E mësuam nga mediat që ishte i dënuar

Shkarkohet pas një jave mësuesi pedofil, DAR:…

Pas rikonfirmimit në detyrë të mësuesit pedofil të akuzuar për ngacmim seksual, Drejtoria Arsimore Rajonale në Berat ka shkarkuar nga detyra Ëngjëll Bregun.

Pas kësaj, skandali vijon me deklaratën e juristes së Zyrës Arsimore Berat, Marilda Frashëri e cila deklaron se ky institucion nuk ishte i informuar për dënimin e Bregut dhe të shkuarës së tij, ndërsa thekson se faktin që mësuesi ka qenë i dënuar për pedofili e ka mësuar nga mediat.

Marilda Frashëri

 Çdo procedurë për punëismin e tij është bërë sipas ligjit. Është shpallur vendi vakant sipas procedurës dhe udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për mësues zëvendësues. Nuk ka ardhur asnjë aplikant nga portali “Mësues për Shqipërinë”. I jemi drejtuar me shkresë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qendër në Korçë për mungesë të aplikantëve dhe nuk ka ardhur asnjë person. Ndërsa Engjëll Bregu ka sjellë dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore dhe që prej 2014 personi ka një dëshmi penaliteti “i padënuar” pra rezulton i pastër. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të Beratit dhe ka pasur sjellje korrekte. Tani pas këtij reagimi publik do rishikojmë kontratën edhe pse ai ligjërisht është në rregull. Në Drejtorinë Arsimore ka bërë vetëdeklarim se është i padënuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit