Shkarkohet zyrtari i lartë i Bashkisë Durrës, bashkëshorti i prokurores së njohur

Shkarkohet zyrtari i lartë i Bashkisë Durrës,…

Zyrtari i lartë në Bashkinë e Durrësit Ardian Halili është shkarkuar nga detyra. Halili mbante prej vitesh postin e drejtorit të IMT-së në bashkinë e qytetit bregdetar. Ai është bashkëshorti i prokurores Rubiana Halili.

Në deklarimet e tij Halili ka bërë me dije se i është ndërprerë kontrata nga ana e Bashkisë, ndërkohë që nga ana tjetër Bashkia pohon se është vetë Halili, ai i cili ka dhënë dorëheqjen.

Shkarkimi ka ndodhur rreth tre javë më parë, ndërkohë që në postin e drejtuesit të IMT-së Durrës është emëruar i komanduar Dorjan Mema. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit