Shkarkonte mbetjet te ujësjellësi, gjobitet me 5 mln lekë fabrika e peshkut në Lezhë

Shkarkonte mbetjet te ujësjellësi, gjobitet me 5…

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra Fabrikën e Peshkut në Lezhë. Ndërsa drejtori i saj, shtetasi G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë është proceduar penalisht.

Burime zyrtare bëjnë me dije se IKMT dhe policia, gjatë kontrollit, konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.

Policisë Lezhë ka proceduar penalisht 37 vjeçarin dhe IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit