Shkatërrohet banda e narkotrafikantëve në Britani, arrestohen 4 shqiptarë

Shkatërrohet banda e narkotrafikantëve në Britani, arrestohen…

Katër anëtarë të një bande shqiptare që drejtonin një rrjet të shitjes së kokainës me një vlerë prej 2 milionë paundësh në Preston dhe Chorley të Anglisë janë dënuar së fundmi me 24 vjet burg për veprat e tyre.

Autoritetet e përshkruan operacionin si “një firmë taksish” me linja telefonike që funksiononin 24/7. Banda kishte qendra telefonike, të vendosura në Mançester për të siguruar që operacionet të drejtoheshin nga një zonë e veçantë, ndërsa raportohet se kishin punësuar një rrjet korrierësh që punonin me turne 12 orëshe, për të shpërndarë drogën te klientët.

Bekin Hasmehaj, 35 vjeç, mbante një pozicion të lartë drejtues brenda ‘ndërmarrjes’.

Albi Hoxhaj, 36 vjeç, drejtonte një nga qendrat e drogës në Mançester ndërsa gjatë një periudhe gjashtëmujore ai drejtoi korrierët për të shpërndarë drogën në zonat e Preston dhe Chorley.

Nga ana tjetër, i arrestuari tjetër Klevis Prensi, 33 vjeç, ka qenë i afërt me familjen Hasmefonatave të klientëve ndërsa shtëpia e tij përdorej për peshimin dhe paketimin e drogës, ndërsa i dënuari tjetër Altin Nikolli, 37 vjeç, ka punuar në një nga qendrat e marrjes së telefon për një muaj në fund të vitit 2019.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit