Shkatërrohet banda e "skifterëve" në Spanjë, mes 6 të arrestuarve kreu shqiptar i grupit

Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Spanjë, mes…

Mediat spanjolle bëjnë me dije se polica e Spanjës ka shkatërruar bandën e skifterëve atje. Operacioni policor ka vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve kreun shqiptar të bandës. Grupi dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Malaga. Pjesëtarët e grupit bashkërisht kanë kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella.

Nga aksioni i policisë u gjet dhe u sekuestrua një depo me bizhuteri, ora, para të grabitura dhe armë që përdoreshin për vjedhjet që 6 hajdutët bënin. Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Banda grabiste kryesisht shtëpitë në qytetin e Malaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundër-vëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit