Shkatërrohet banda e tritolit dhe gjobëvënies në Athinë, 3 shqiptarë të arrestuar

Shkatërrohet banda e tritolit dhe gjobëvënies në…

Policia greke ka arritur të zbardhë dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale të gjobvënies.

Ngjarja e parë e zbuluar është vendosja e eksplozivit pranë një karburanti në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire. Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktoi dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifi dhe Dhima dhe vitlindjet 1984 dhe 1987.

Ngjarja e dytë e zbuluar është vendosja e eksplozivit në 12 mars një kantinë vere në Kalithea, në pronësi të një biznesmeni që zotëron edhe një lokal nate e një bar-kafe. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39 vjeç. Sipas burimeve, Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qira automjetin që është përdorur ditën e ngjarjes ndërsa Karapasias ka vendosur eksplozivin. Durrsaku, sipas informacioneve, është ‘bodyguard’ në grupin e mafiozit grek Mouskouris.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shtetasi shqiptar Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. Stefanidhi njihet si shoqërues i Xhixhos gjatë lëvizjeve të tij dhe punon gjithashtu si ‘bodyguard’ në lokale nate.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit