Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, arrestohet dhe autori i vrasjes së Besnik Metajt

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, arrestohet dhe…

Një bandë italo shqiptare është shkátërruar nga ana e policisë italiane, e cila merret me trafikun e drogës. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i lidhur me Ndranghetan kalabreze e autori i vrasjes më 2017 i shqiptarit Besnik Metaj.

Autoritetet policore italiane të Trevizos e Komos kanë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie  e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania,  Britania e Madhe e  Rumania drejt Italisë. Pasi mbërrinte në Itali lënda narkotike tregtohej në rajonet Lombardi e Veneto, shkruan ora.

Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja máfioze “Varca–Crivaro“.

Ai është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo.

Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese dròge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina. Gjithashtu gjatë hetimeve janë árrestuar në flagrancë 8 korrierë droge.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit