Shkatërrohet banda shqiptare| Arrestohen “skifterët” që bënin namin në Itali (VIDEO)

Shkatërrohet banda shqiptare| Arrestohen “skifterët” që bënin…

Të paktën 6 shqiptarë kanë rënë nën prangat e karabinierëve në Padova të Italisë. Banda e shqiptarëve ishte kthyer në makthin e qytetit pas një seri grabitjesh armëmbajtje pa leje. Të pajisur me armë dhe shkopinj bejsbolli që nuk ngurrojnë t’i përdornin brutalisht, ata kishin kryer disa vjedhje kolosale.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptarët nga mosha 30 deri në 40 vjeç, disa prej tyre me precedentë penale dhe të akuzuar për bashkëpunim kriminal, si dhe plagosje të rënda, janë përgjegjës për mbi 40 grabitje.

Përveç shtëpive, banda shqiptare kishte arritur të vidhte edhe një mjet luksoz tip BMW. Sipas raportimeve, “skifterët” ishin të kujdesshëm ku pasçdo goditjeje, ata pastronin gjurmë që mund të çonin në identifikimin e tyre. Madje ata në çdo grabitje, fal mjeteve të sofistikuar hynin në banesat e italianëve për të vjedhur, duke lënë pas pronarët që flinin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit