Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, trafikonte drogë përmes Shqipërisë

Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, trafikonte drogë…

Autoritete italiane kanë vënë në pranga 23 persona. Grupi Sacra Corona Unita që funksiononte kryesisht në Brindisi dhe Tarantino ishte në mbikëqyrje të policisë që prej vitit 2018, ndërsa trafikonin drogë. Kryesisht kjo lëndë narkotike qarkullonte nga Holanda, Shqipëria e Turqia për të përfunduar më pas në Itali. Menjëherë pasi ky grup u konstatua, autoritet nisën hetimet që bënë të mundur ‘piketimin’ e 45 personave në total për trafik ndërkombëtar droge, zhvatje e rënduar me metodën mafioze, posedim dhe mbajtje në vend publik të armëve të zakonshme dhe armëve luftarake, dëmtim, shkelje të detyrimeve të vendosura me masën parandaluese, etj. Ndërkohë veç arrestimeve, sipas antennasud.com, u sekuestruan edhe 57.526 kilogramë kokainë; 200 gram heroinë; Rreth 20 kilogramë lëndë përzierëse; mbi 200 euro cash, 2 pistoleta dhe një karikator, 2205 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit