Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës në Spanjë, arrestohen 9 persona

Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut ndërkombëtar të…

Autoritetet spanjolle kanë goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, që përbehej nga shtetas shqiptarë dhe vepronin në perëndim të Almerisë.

Në pranga janë vënë 9 persona, ndërsa gjatë operacionti janë sekuestruar 400 kilogramë hashash.

Në njoftimin zyrtar të Policisë Spanjolle thuhet se grupi kishte për qëllim që ta trafikonte drogën nëpërmjet transportit rrugor.

Operacioni i koduar “Menthan” u zhvillua në Aguadulce dhe Vícar, pasi në këto dy zona ishte i përqëndruar aktiviteti kriminal.

Drejtoresha e Policisë, María Gámez tha se nga hetimet është zbuluar se të arrestuarit ishin pjesë e një fraksioni të një organizate ndërkombëtare që kishin lidhje me mafien italiane, “Sacra Corona Unita”.

Operacioni ka filluar që në prill të vitit të kaluar, ku u arrestua një person që po transportonte 26 kg kanabis.

Duke vazhduar me hetimet, agjentët zbuluan se pas këtij transporti ekzistonte një rrjet kriminal i organizuar dhe tepër i specializuar, i cili kishte burime të konsiderueshme ekonomike dhe njerëzore dhe se kishte kontaktet e nevojshme për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit