Shkatërrohet një kompani e rekrutimit të punëtorëve në Itali, në pranga tre shqiptarë

Shkatërrohet një kompani e rekrutimit të punëtorëve…

Njësia Operative e Kompanisë Carabinieri të Canelli, në Itali, arrestoi tre shqiptarë të dyshuar për rekrutim të paligjshëm dhe shfrytëzim të disa punonjësve me qëllimin e diskriminimit racor.

I arrestuari, përkatësisht presidenti i bordit të kompanisë Q.E., i lindur në 1981 dhe këshilltarët D.E., i lindur në vitin 1986 dhe Q.E., i lindur në vitin 1992 kishin hapur një kompani rekrutimi në Canelli, duke përdorur një strukturë zyrtarisht të ligjshme dhe me fitime të mëdha.

Fillimi i kontrolleve nisi më 4 shtator 2019

Hetimi filloi me një kontroll të kryer në Canelli më 4 shtator 2019 nga Carabinieri, që me atë rast kishte identifikuar, brenda një ndërtese të rrënuar, 9 shtetas afrikane, 4 prej të cilëve nuk ishin të ligjshëm me dokumentet për qëndrimin në Itali. Punëtorët kishin deklaruar se ishin punësuar nga një kompani në zonë për t’u punësuar në sezonin e korrjes, shkruajnë mediat vendase.

154 persona ishin të punësuar rregullisht

Pas hetimeve të shumëfishta dhe të vazhdueshme, në verën e vitit 2019 ne Carelli, Carabinieret ishin në gjendje të ndërtonin tabelën e organizimit në themel të këtij sistemi të vërtetë kriminal: 8 persona, 5 shqiptarë dhe tre italianë. Kompania në fjalë punësoi rregullisht 154 persona dhe vepronin si ndërmjetës midis pronarëve të fermave, duke kërkuar që personeli të punësohej sidomos gjatë korrjes.

Tre të dyshuarit kryesorë, të arrestuar në atë kohë, kishin krijuar një sistem të shfrytëzimit kriminal, i cili rekrutonte punonjës nga qendrat e ndryshme në zonën e Monferrato, që strehonin refugjatë. Ata në kushte shumë të vështira fillonin të punonin.

37 viktima, 3 euro në orë për 10 orë punë, pa pushim

Viktimat e identifikuara më pas ishin 37 burra që vinin kryesisht nga Nigeria, Gambia Senegal dhe Mali. Ata morën paga shumë të ulëta (rreth 3 euro në orë), atyre u duhej të kalonin orë rraskapitëse në punë (mesatarisht 10 orë pa ndërprerje në ditë).

Kushtet e punës nuk siguronin as standardet më themelore të sigurisë në vendin e punës. Gjithashtu ata ishin të poshtëruar dhe fyer në lidhje me origjinën e tyre gjeografike.

Të gjitha shpenzimet paguheshin nga punëtorët, edhe autobusi me të cilin shkonin në punë

Nga pagat “punëdhënësit” madje zbritën shpenzimet e domosdoshme të jetesës.

Uji dhe ushqimi u që hanin e pinin i mbaheshin nga rroga madje edhe autobusi që shkonin në punë paguhej nga ata. Për më tepër, organizata pagoi një pjesë në të zezë , duke deklaruar vetëm 20% të asaj që ishte mbledhur në të vërtetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit