Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës me në krye shqiptarët, njëri prej tyre kontrollonte biznesin nga qelia

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës me…

Tre shqiptarë janë arrestuar në Francë si pjesë e një bande kriminale të narkotikës.

Njëri prej tyre drejtonte trafikun e heroines nga qelia, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në mënyrë tërësisht rastësore.

Policia greke u informua se një shpërndarës droge do të vinte në atë zone ku u bë e mundur dhe futja në grackë e të rinjve shqiptarë.

Policia menjëherë ra në gjurmët e personave, në momentin e kontrollit të mjetit, njëri prej të cilëve rezultoi pozitiv në testin e kokainës në momentin e arrestimit. 

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë.

Dy prej tyre janë dënuar me 15 dhe 18 muaj ndërsa tjetri që drejtonte dhe trafikun nga qelia iu shtua dhe 24 muaj burgim mbi atë ekzistues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit