Shkelën afatin 90 ditë për shkak të koronavirusit, gjobiten me nga 600 euro emigrantët shqiptarë

Shkelën afatin 90 ditë për shkak të…

Emigrantët shqiptarë, të cilët janë kthyer nga Greqia përmes Pikës Kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës Schengen, janë gjobitur me nga 600 euro prej palës greke.

Mesa duket pala greke nuk e ka marrë parasysh qëndrimin e detyruar të shqiptarëve në Greqi si shkak e mbylljes së kufijve nga pandemia, duke reaguar me gjobë ndaj shtetasve tanë.

Ndërsa kujtojmë se kryeministri Rama kishte thënë se midis dy shteteve ishte arritur një marrëveshje dhe se mbi asnjë shqiptarë të mbetur në Greqi nuk do të ndërmarrë asnjë masë administrative.

Nga ana tjetër bëhet me dije se asnjë shqiptar që ka qenë i bllokuar prej marsit në Greqi nuk është gjobitur, shkruan BW.

Por ata që kanë pasur mundësi të kthehen dhe që kanë hyrë në Greqi muaj më parë dhe nuk janë kthyer janë gjobitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit