Shkelën orën policore, ndëshkohen me masë administrative dy biznesmenë

Shkelën orën policore, ndëshkohen me masë administrative…

Periudha e pandemisë ka shkaktuar shumë dëme, teksa vijon  ndëshkimi i subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Një rast i tillë është konstatuar në Durrës, ku pronari i një subjekti në lagjen nr.13 është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Mësohet se personi në fjalë ka vijuar aktivitetin edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu një tjetër pronar në Shijak është proceduar penalisht, për po të njëjtën shkelje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe të Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid. Në zbatim të këtyre masave, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit