Shkëmbi gjigand bie në oborrin e familjes në Nikël

Shkëmbi gjigand bie në oborrin e familjes…

Shirat e javëve të fundit kanë bërë që të ketë një rrëshqitje të gurëve në fshatin Kurçaj në Nikël të Krujës. Masive shkëmbore janë shkëputur nga mali duke rrezikuar disa banesa dhe familje të fshatit.

Kjo ka sjellë edhe bllokimin e rrugës dhe izolimin e familjeve me ditë të tëra për nevojat e banorëve që jetojnë në fshat, teksa familjet bëjnë thirrje për ndihmë nga autoritetet përkatëse për ndërhyrje teknike.

Bashkia e Krujës ende nuk ka reaguar paverësisht se është në dijeni të këtij fakti duke lënë banorët pa ndihmë këto ditë të ftohta dimri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit