Shkëmbi rrëshqiti nga mali dhe iu fut në banesë, bllokohet dhe lëndohet 25-vjeçari në Përmet

Shkëmbi rrëshqiti nga mali dhe iu fut…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çarçovë në Përmet. Mësohet se një shkëmb ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë në fshatin Çarçovë. Për pasojë ka mbetur i bllokuar dhe i lënduar 25-vjeçari i cili ishte në shtëpi. Të riut Dhimitër Vangjeli, shkëmbi i ka zënë gjymtyrët e poshtme. Policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e 25-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit