Shkenca gjen përgjigje! Pse nuk funksionojnë mjekimet kundër KANCERIT, qelizat flenë si arinjtë për t’i shpëtuar kimioterapisë!

Shkenca gjen përgjigje! Pse nuk funksionojnë mjekimet…
Featured image of article: Shkenca gjen përgjigje! Pse nuk funksionojnë mjekimet kundër KANCERIT, qelizat flenë si arinjtë për për t’i shpëtuar kimioterapisë!

Një studim i ri ka zbuluar se qelizat kancerogjene të pranishme në trup kanë aftësinë të hyjnë në një fazë gjumi si arinjtë, në mënyrë që të shmangin trajtimin e kimioterapisë.

Studimi i kryer në Universitetin e Torontos, ka zbuluar se pse sëmundja shpesh qëndron në gjumë, ose rishfaqet disa vjet pas trajtimit, shkruajnë mediat e huaja.

Hulumtimet mbi qelizat e kancerit kolorektal njerëzor zbuluan se ato ishin në gjendje të ngadalësoheshin  dhe të silleshin si të zhdukura, gjë e cila do të ndihmonte në shpjegimin e disa dështimeve të terapive dhe mjekimeve.

Dr. Catherine O’Brien dhe ekipi i saj në Qendrën e Kancerit Princess Margaret në Kanada, thotë se tumori vepron “si një organizëm i tërë, i aftë të kalojë në gjendjen e ndarjes së ngadaltë, duke kursyer energji që asaj i duhet për të mbijetuar”.

Sipas studimit të kryer në Universitetin e Torontos, qelizat kancerogjene “marrin peng” një mekanizëm evolucionar të mbijetesës për të kaluar në një gjendje “gjumi” derisa të ndalet kimioterapia. Dr. Aaron Schimmer, drejtor i Institutit të Kërkimeve në këtë universitet, thotë se sjellja e qelizave i ngjan asaj të “arinjve në dimër”. Ai mendon se ky adaptim i qelizës mund të jetë shkaku kryesor i rezistencës ndaj ilaçeve. Konkluzioni në të cilin arritën shkencëtarët erdhi pas vëzhgimit të qelizave të kancerit të zorrës së trashë.

Për këto përfundime, studiuesit kryen eksperimentin e tyre mbi minjtë. Ata futën qelizat e kancerit kolorektal në grupe të ndryshme minjsh. Studiuesit më pas i trajtuan minjtë me regjime standarde të kimioterapisë. Ata vunë re rritje të papërfillshme të tumorit në minj që marrin trajtime gjatë një periudhe tetë-javore. Kur trajtimi u ndal, rritja e tumorit filloi përsëri.

Qelizat e rigjeneruara mbetën të ndjeshme ndaj trajtimeve dhe rritja e tyre u ndal dhe filloi në të njëjtën mënyrë, gjetje në përputhje me qelizat kancerogjene që hyjnë në një gjendje të fjetur. Qelizat kancerogjene aplikojnë të njëjtin hile për të shmangur trajtimet.

Onkologu Aaron Schimmer tha: “Asnjëherë nuk e dinim që qelizat kancerogjene ishin si arinjtë në letargji. Ky studim gjithashtu na tregon se si t’i drejtojmë këta arinj që flenë në mënyrë që ata të mos qëndrojnë në letargji dhe të zgjohen për t’u kthyer më vonë, papritur.”

Krijimi i terapive që vë në shënjestër këtë sjellje të qelizës mund të parandalojë rigjenerimin e tumorit. Gjetjet e hulumtimit janë botuar në revistën Cell.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit