Shkenca: Koronavirusi mund të dëmtojë edhe një zemër të shëndetshme

Shkenca: Koronavirusi mund të dëmtojë edhe një…

Shkencëtarët ende po studiojnë ndikimin e koronavirusit tek organizmi i njeriut dhe arsyeve që e bëjnë atë shumë vdekjeprurës. Sipas një sondazhi të klinikës Klivlend më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e dinin se COVID-19 sjell pasoja në zemër dhe rreth 70 për qind nuk e dinin se tensioni lartë i gjakut rrit rrezikun tek të infektuarit.

Kardiologët e dinë tashmë se njerëzit me probleme të zemrës kanë një rrezik më të lartë për ndërlikime serioze nëse infektohen nga COVID-19. Por shumë njerëz nuk e dinë një gjë të tillë.

“Shumë njerëz dinë që ndikon tek mushkëritë, por gjithashtu mund të ndikojë edhe tek zemra, funksioni pompues i saj, mekanizmi i mpiksjes së gjakut. E gjithë kjo mund të përbëjë një rrezik shumë të lartë për probleme kardiovaskulare”, thotë Dr. Samir Kapadia i klinikës së Klivlendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit