Shkencëtarët amerikan krijojnë maskën perfekte për mbrojtjen nga Covid-19

Shkencëtarët amerikan krijojnë maskën perfekte për mbrojtjen…

Shumë maska, doreza e mjete tjera mbrojtëse kundër COVID-19, dhe njerëzit përsëri rrezikojnë të infektohen nga virusi, nëse ata aksidentalisht prekin ndonjërën nga pajisjet mbrojtëse të cilat mund të jenë të kontaminuara.

Kështu që studiuesit po punojnë për të zhvilluar maska që mund të çaktivizojnë ose zmbrapsin koronaviruset në mënyrë ideale përfshirë atë që shkakton COVID-19, dhe patogjenë të tjerë, njofton Scientific American.

Njerëzit mund të transferojnë grimcat infektive në duart e tyre nëse prekin pjesën e përparme të një maske gjatë përdorimit, sipas Chandan Sen, drejtor i Qendrës Indiana për Mjekësi Rigjeneruese dhe Inxhinieri në Universitetin Indiana. Ai dhe kolegët e tij kanë zhvilluar një mënyrë për t’i bërë ato grimca dhe agjentë të tjerë infektivë të padëmshëm. “Ekipi hulumton materialet  electroceutical që pa tela gjenerojnë fusha elektrike në të gjithë sipërfaqen e rrobave,”  shprehet Sen. Këto fusha mund të shkatërrojnë viruset në leckën e maskës.

“Bukuria e kësaj [teknologjie] është dizajni i thjeshtë,” thotë ai. Materiali poliester shtypet me pika alternative të argjendit dhe zinkut. Ato janë një deri në dy milimetra të gjera dhe vendosen një milimetër larg. Kur ky material është i thatë, ai funksionon si një pëlhurë e zakonshme. Por nëse ajo lagështohet – thuaj, me pështymë, avulli nga një pikëz e kollitur ose joneve të tjera të lëngjeve trupore shkaktojnë një reagim elektrokimik. Argjendi dhe zinku pastaj gjenerojnë një fushë të dobët elektrike që zhduk patogjenët në sipërfaqe.

Aftësitë e materialit për luftimit e virusit nuk janë testuar posaçërisht në SARS-CoV-2, koronavirus që shkakton COVID-19. Gjetjet e studiuesve me disa viruse që studiuan, megjithatë, u dhanë atyre “shpresë se kjo mund të zbatohej më gjerësisht,” thotë Sen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit