Shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm/ Gjenden mbetjet e dy ‘mishngrënësve më të frikshëm’ të 85 milionë vjetëve më parë

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm/ Gjenden mbetjet…

Shkencëtarët në jug të Argjentinës  kanë gjetur kafkën e një dinosauri, i njohur në Argjentinë me emrin Mapuche.

Ky dinosaur ka jetuar 85 milion vjet më parë në Amerikën e Jugut. Shkenctarët janë shprehur të mahnitur nga kjo gjetje pasi është diçka e jashtëzakonshme.

Po ashtu kanë gjetur edhe mbetjet e një tjetër dinosauri mishngrënës i njohur me emrin Llukalkan, me dy këmbë e me krahë shumë të shkurtër.

Sipas një studmi në Journal of Vertebrate Paleontology  mendohet të kenë qenë mbetjet e një grabitqari.

Gjetjet sugjerojnë se kishte dëgjim më të mirë se dinosaurët e tjerë në familjen abelisaurids, të cilat me gjasë e bëjnë atë një gjuetar më të mirë, tha Federico Gianechini, një paleontolog në Universitetin Kombëtar të San Luis Argjentinë për agjensinë e lajmeve Reuters.

Gianechini tha se është shumë e pazakontë të gjesh dy abelisaurids që jetojnë afër së bashku në të njëjtën kohë.

Ky zbulim vjen pas atij të vitit 2014, kur shkenctarët gjetën mbetjet e një dinosauri që kishte peshën e 14 elefantëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit