Shkencëtarët britanikë krijojnë ‘makinën llogaritëse’ që parashikon koronavirusin

Shkencëtarët britanikë krijojnë ‘makinën llogaritëse’ që parashikon…

Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një “makinë llogaritëse” e cila prentedohet se parashikon rrezikshmërinë e Covid-19 për çdo individ.

Teksa masat po lehtësohen dita-ditës në Britani, ekspertët janë të shqetësuar për ndikimin e tyre në përhapjen e pandemisë.

Sipas tyre, lirimi i parakohshëm i masave, mund të shkaktojë një rritje drastike të numrit të viktimave.

Për këtë arsye lindi edhe ideja e “llogaritarit” personal të rrezikut ndaj pandemisë. Për të ndihmuar qytetarët që të kuptojnë nëse koronavirus do të rezultojë fatal apo jo, studiuesit kanë paraqitur idenë e re.

Duke përdorur të dhënat shëndetësore të çdokujt, në këtë kalkulator do të shfaqet përqindja e rrezikshmërisë të përdoruesit nga koronavirus.

Studiuesi kryesor Amitava Banerjee tha:

Njerëz të moshuar, ata me një ose më shumë kushte themelore dhe kujdestarët e tyre po pyesin se si mund të ndikojë lehtësimi i masave në shëndetin e tyre.

Llogaritësi ynë është i pari mjet që u jep mjekëve, ekspertëve dhe publikut, një përgjigje të personalizuar rreth pasojave të Covid-19 tek ta.

Kemi krijuar një prototip dhe palni është që të vazhdojmë të thjeshtësojmë përdorimin e tij, për ta bërë më praktik për publikun e gjerë. Në këtë prototip, vendoset mosha, gjinia dhe kushtet themelore shëndetësore.

Duke kombinuar këta faktorë, çdo njeri mund të zbulojë probabilitetin e zhvillimit të simptomave të lehta apo të rënda nëse infektohet nga koronavirus. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit