Shkencëtarët: Do të gjejmë jetë aliene në 20 vitet e ardhshme

Shkencëtarët: Do të gjejmë jetë aliene në…

Shkencëtarët besojnë se do të gjejnë jetë aliene në 20 vitet e ardhshme. Një task-forcë ekspertësh nga Britania e Madhe, SHBA dhe Zvicra, e quajtur Federata e Origjinës, filloi dje për të kërkuar jetën jashtëtokësore. 

Ata thonë se teleskopët modernë mund të zbulojnë nënshkrime në atmosfera të largëta me gazra të emetuara nga gjallesat, si oksigjeni. Dr Emily Mitchell, nga Universiteti i Kembrixhit tha: “Aktualisht kemi vetëm një nënshkrim këtu në Tokë. Por në dhjetë deri në 20 vjet mund të kemi mijëra.”

Federata Origins, e krijuar në Uashington DC tha se gjithashtu shpreson të “fillojë të gjejë përgjigje për origjinën e jetës”. Shkencëtarët kanë parë tashmë shumë planetë që rrotullohen rreth diellit brenda galaktikës sonë. Dy prej tyre kanë ujë, raporton The Sun.

Dr Mitchell tha: “Nëse keni oksigjen, ujë dhe metan, mund të thoni: Po, këto janë padyshim shenja jetësore.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit