Shkencëtarët ia dalin/ Krijojnë një mi nga dy minj meshkuj

Shkencëtarët ia dalin/ Krijojnë një mi nga…

Profesori studiues japonez Katsuhiko Hayashi nga Universiteti Kyushu ka krijuar një mi nga dy minj meshkuj, pasi gjeneroi vezë nga qelizat e tyre. Ky është padyshim një përparim në shkencën riprodhuese. Hayashi, i cili po punon në zhvillimin e trajtimeve të fertilitetit, njoftoi në Samitin e Tretë Ndërkombëtar mbi Redaktimin e Gjenomit Njerëzor në Institutin Francis Crick në Londër, të mërkurën. 

Hulumtimi, i cili përfshin kthimin e kromozomeve seksuale XY mashkullore në ato femra XX, jo vetëm që mund të ndihmojë çiftet e të njëjtit seks të kenë një fëmijë biologjik në të ardhmen, por edhe të përmirësojnë trajtimet për format ekstreme të infertilitetit.

Puna e Hayashit është e pabotuar, por magjepsëse. Por ta bësh këtë te njerëzit është më e vështirë se miu. Ne ende nuk e kuptojmë mjaftueshëm biologjinë unike të gametogjenezës njerëzore formimin e qelizave riprodhuese për të provuar punën e Hayashit njësoj si te minjtë”, tha Prof George Daley i Shkollës Mjekësore të Harvardit, i cili nuk është i përfshirë në kërkim.

Sipas Prof Hayashi, puna është në një fazë shumë të hershme dhe nuk mund të përdoret në mënyrë të sigurt te njerëzit në këtë pikë. Ka gjithashtu pengesa për përdorimin e vezëve të rritura në laborator për qëllime klinike, raportojnë mediat e huaja.

Teknika përfshin marrjen e një qelize të lëkurës nga një mi mashkull dhe kthimin e saj në një qelizë staminale që mund të shndërrohet në lloje të tjera qelizash. 

Duke qenë se qelizat janë mashkullore, ato përmbajnë kromozome XY. Ekipi i Prof Hayashi do të fshinte kromozomin Y, do të dyfishonte kromozomin X dhe më pas do të kombinonte dy X, duke lejuar që qeliza staminale të programohej për t’u bërë vezë. Minjtë e vegjël dukeshin të shëndetshëm, kishin një jetëgjatësi normale dhe madje kishin pasardhës si minj normalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit