Shkencëtarët: Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe e rrezikshme për të gjithë planetin

Shkencëtarët: Ngrohja Globale është e paprecedentë dhe…

Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen globale nga OKB dhe Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike (IPCC) 2021. Në të diskutohen të gjithë problemet mjedisore me të cilat i gjithë planeti Tokë po haset prej disa vitesh.

Një nga çështjet kryesore që shtrohet në këtë raport, është ndryshimi i paprecedentë që klima ka përsuar gjatë viteve të fundit. Sipas ekspertëve ka qindra e mijëra vite që planeti ynë nuk ndodhet në gjendjen e tanishme dhe kjo mund të jetë vërtetë e dëmshme për të gjithë gjallesat.

Të dhënat alarmante të raportit
Raporti i IPCC, tregon shifra alarmante të cilat po ndikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e të gjithë gjallesave në tokë. Këto të dhëna projektojnë rritje më të shpejtë të temperaturave përgjatë viteve dhe pasoja të cilat mund të ndryshojnë përgjithnjë stilin e jetesës. Ekspertët parashikojnë se rritja e temperaturave do të jetë 1.5 dhe 2 gradë C më shumë se tani në 20 vitet e ardhshme.

Temperaturat në tokë aktualisht vlerësohen të jenë 1.1 gradë C më të larta krahasuar me periudhën paraindustriale në vitet 1800-1900.Sipas raportit të OKB ky ritëm i ngrohjes globale duhet të ngadalësohet e kufizohet sa të jetë e mundur. Nëse të gjithë shtetet e sidomos ato me ekonomi dhe industri të zhvilluar nuk marrin masa ndaj këtij problem, ekspertët paralajmërojnë rritje më të madhe se 2 gradë C të temperaturave.

Kjo rritje e shpejtë ndikon drejtpërdrejtë cilësinë e jetesës në planet dhe mund të jetë e rrezikshme. Raporti i publikuar ditën e djeshme, mbledh të dhënat botërore nga e shkuara dhe e gjithë periudha e industrializimit, duke dhënë një panoramë të qartë mbi atë çfarë servir e ardhmja për planetin.

Çfarë shkakton ngrohja e shpejtë globale?
Karakerisitikat e ngrohjes globale varen shumë nga shpejtësia me të cilën ajo ndodh, shpjegojnë ekspertët në raport. Megjithatë ajo çfarë njerëzit mund të përjetojnë si pasojë është shumë e ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Një nga pasoja që është vapa ekstreme mund të jetë dyfish më e lartë në disa zona të rruzullit, por çfarë është shqetësuese për ta është fakti se këto pasoja kanë prekur në një mënyrë çdo cep të tokës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit