Shkencëtarët: Njerëzit do jenë helmues si gjarpërinjtë në të ardhmen

Shkencëtarët: Njerëzit do jenë helmues si gjarpërinjtë…

Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se në të ardhmen qenet njerëzore do jenë helmues si gjarpërinjtë. Ky studim është kryer nga shkencëtarët e Okinaëa-s, të Institute of Science and Technology Graduate University (OIST) dhe Universitetit Kombëtar Australian. Shkencëtarët në fjalë, kanë deklaruar se në trupin e njeriut ekziston një e përbashkët mes gjëndrave të pështymës tek njerëzit dhe gjëndrave helmuese tek gjarpërinjtë. Studimi në fjalë, i cili është botuar në revistën PNAS, thekson se ky potencial ekziston dhe se së shpejti njerëzit do të jenë helmues si gjarpërinjtë. Në studim janë përdorur gjëndrat helmuese nga gjarpri habu i Tajvanit, teksa njëjtë si këto gjëndra janë zbuluar edhe tek një numër i madh gjitarësh përfshirë qentë, shimpanzetë dhe njeriu.

Shkencëtari kryesor i studimit Agneesh Barua tha:

Shumë shkencëtarë intuitivisht besojnë se kjo është e vërtetë. Gjëndrat helmuese evoluojnë nga gjëndrat e pështymës së hershme. Gjarpërinjtë kanë shumë toksina të ndryshme në helmin e tyre, teksa edhe gjitarët prodhojnë helm që ngjason me pështymën.

Ndër të tjera Barua tha se disa eksperimente në vitet 1980 kanë zbuluar se minjtë meshkuj prodhojnë pështymë toksike.

Barua:

Në kushte të caktuara ekologjike, minjtë që prodhojnë më shumë proteina toksike në pështymën e tyre janë minj helmues.

Sipas këtij studimi, në 250 vitet e fundi raca njerëzore ka evoluuar me shpejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit