Shkencëtarët: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit

Shkencëtarët: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin…

Shkencëtarët besojnë se reliket e viruseve të lashta, që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore, ndihmojnë trupin të luftojë kancerin. Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit. Kjo ndihmon sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin.

Ekipi synon të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë.

Studiuesit kishin vënë re një lidhje midis mbijetesës më të mirë nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve, raporton BBC.

Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen më mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është Covid. Pikërisht ajo që ata po bënin në kancerin e mushkërive ishte një mister, por një seri eksperimentesh duke përdorur mostra nga pacientët dhe testet e kafshëve treguan se ata ende po përpiqeshin të luftonin viruset.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit