Shkencëtarët zbulojnë përbërësin që lufton çdo mikrob

Shkencëtarët zbulojnë përbërësin që lufton çdo mikrob

Shkencëtarët kanë arritur të bëjnë një zbulim të jashtëzakonshëm në luftën kundër bakterieve dhe mikrobeve.

Kërkues nga universiteti i Princeton ka zhvilluar një antibiotik që mund t’i vrasi bakteret që para se ata të fillojnë të krijojnë rezistencë.

Skuadra e shkencëtarëve testoi një përbërës të quajtur SCH-79797 kundër 25 ndër mikrobeve më të fuqishme dhe më rezistente ndaj mjekimeve.

Ndër to ishin dhe një mikrob shumë i fortë gonorreje, i cili konsiderohet si një nga 5 kërcënimet urgjente më të mëdha për shëndetin publik, pasi ai ka luftuar çdo antibiotik të deritanishëm.

Përbërësi arriti ta vrasë mikrobin duke e goditur në ADN-në e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit