Shkencëtarët zbulojnë skeletin 43 milionë vjeçar të një balene me katër këmbë

Shkencëtarët zbulojnë skeletin 43 milionë vjeçar të…

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar një fosile 43 milionë vjeçare të një specie të panjohur balene me 4 këmbë, që na ndihmon të gjurmojmë kalimin e balenave nga toka në det.

Balena e re amfibe e sapo zbuluar u gjet në Egjipt dhe i përket Protocetidae, një grupi të zhdukur balenash.

Fosili u çrrënjos nga shkëmbinjtë e Shkretëtirës Perëndimore të Egjiptit – një zonë e cila dikur ka qenë e mbuluar nga uji i detit dhe që ka siguruar një koleksion gjetjesh që tregojnë shumë rreth evoluimit të balenave. Balena e quajtur, Phiomicetus anubis, mendohet të ketë pasur një trup të gjatë prej rreth 3 metrash dhe të peshonte rreth 600 kg. Gjithashtu ajo mendohet të ketë qenë një grabitqare në majë të zinxhirit ushqimor.

Kjo balenë e re ka ngritur pyetje rreth ekosistemeve të lashta si dhe ka ridrejtuar studimet rreth origjinës dhe bashkëjetesës së balenave prehistorike në Egjipt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit