Shkencëtari: NASA mund të ketë vrarë alienë në Mars, 50 vite më parë

Shkencëtari: NASA mund të ketë vrarë alienë…

Një shkencëtar pohon faktin se NASA mund të ketë zbuluar pa dashje jetën në Mars pothuajse 50 vjet më parë dhe më pas e ka vrarë atë aksidentalisht përpara se të kuptonte se çfarë ishte. Jo të të njëjtit mendim janë ekspertë të tjerë të fushës.

Pas uljes në Planetin e Kuq në vitin 1976, zbarkuesit Viking të NASA-s mund të kenë ekzaminuar forma të vogla jete, të rezistueshme ndaj thatësisë, të fshehura brenda shkëmbinjve marsianë, sugjeroi Dirk Schulze- Makuch , një astrobiolog në Universitetin Teknik të Berlinit në një artikull të 27 qershorit për Big Think .

Sipas Live Science, nëse forma të tilla jete ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë, eksperimentet e kryera mund t’i kenë vrarë përpara se të identifikoheshin, pasi testet do t’i kishin “mbytur këto mikrobe të mundshme”, shkroi Schulze-Makuch.

Shumë njerëz mund ta konsiderojnë provokim këtë lloj studimi, sipas Schulze-Makuch. Por mikrobe të ngjashme jetojnë në planetik Tokë dhe hipotetikisht mund të jetojnë edhe në Planetin e Kuq, shtoi më tej ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit