Shkencëtari që parashikoi koronavirusin bën paralajmërin e radhës

Shkencëtari që parashikoi koronavirusin bën paralajmërin e…

Një pandemi më e rëndë se Covid-19 pritet të jetë mes nesh “brenda pesë deri në tetë vite” sipas shkencëtarit që parashikoi krizën aktuale.

Profesori Tom Koch kishte paralajmëruar para disa vitesh që një infeksion i ri që do përhapej gjerësisht do dëmtonte botën dhe njerëzimin.

Ai beson se, koha që do ndajë një pandemi nga një tjetër, do jetë më e shkurtër se zakonisht.

Ai shton se, me shumë mundësi pas koronavirusit do ketë një pandemi që do shkaktojë edhe më tepër dëme.

Prof Koch, një ekspert kanadez i sëmundjeve në Universitetin e British Columbia, tha:

“Kur ekzaktësisht dhe si do jetë s’e dimë. Por që një tjetër pandemi pritet kjo është e qartë.

Dhe duke qënë se, kemi raste më të shpeshta sëmundjesh virale, me shumë mundësi një tjetër pandemi pritet brenda maksimumi 8 vitesh.

Ai ka thënë se, njerëzimi duhet të përgatitet për të përballuar një tjetër pandemi të mundshme.

Por jo të kapet në befasi si edhe ndodhi me koronavirusin./Burimi: DailyStar/Përshtati: GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit