Ngrohja globale rrezik, shkencëtari: Temperaturat po rriten më shpejt seç e parashikuam

Ngrohja globale rrezik, shkencëtari: Temperaturat po rriten…

Ngrohja globale është një nga problemet më të mëdha që po haset njerzimi në këtë mijë vjeçar të ri. Duket se planeti po ngrohet më shpejt seç shkencëtarët e kanë parashikuar më parë.

Sipas një studimi të ri, ngrohja globale mund të arrijë pragun e parashikuar në këtë dekadë. Bashkëautor i këtij shkrimi është shkencëtari amerikan i vlerësuar që dha publikisht alarmin për krizën klimatike në vitet 1980, James Hansen.

Në botimin e publikuar në Oxford Open Climate Change, Hansen dhe mbi 10 shkencëtarët kanë treguar edhe teknikat që janë përdorur për këtë studim.

Ata përdorën një kombini të të dhënave paleoklimatike, duke përfshirë të dhënat nga bërthamat e akullit polare dhe unazat e pemëve, modelet klimatike dhe të dhëna të tjera, për të arritur në përfundimin se Toka është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike sesa mendohej më parë.

Po ashtu ky studim thekson se rritja e nxehtësisë, filluar tashmë, do ta shtyjë më tej procesin e rritjes së temperaturave globale. Nga të dhënat e këtij studimi, bëhet me dije se ngrohja i kalon 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale në vitet 2020, dhe mbi 2 gradë Celsius para vitit 2050.

Ndërsa në këtë studim theksohet se bota po shkon drejt nxehtësisë ekstreme, thatësirës dhe përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit