Shkencëtari rus dënohet për tradhëti, Putin dëshmitar

Shkencëtari rus dënohet për tradhëti, Putin dëshmitar

Alexander Kuranov, një shkencëtar rus, i cili ka punuar si drejtor në Qendrën Kërkimore të Sistemeve Supersonike më bazë në Shën Petersburg, është dënuar me shtatë vite burgim dhe 1000 dollarë gjobë për tradhti ndaj vendit.

Sipas autoriteteve ai u ka shpërndarë sekrete shtetërore shtetasve të huaj, por gjyqi u mbajt me dyer të mbyllura.

Shkencëtari 76-vjeçari punën për një version të ri të avionit supersonik të prodhuar nga Sovjetikët, i njohur si Ayaks, ka patur raportime se të huajt kanë dashur të vjedhin detaje nga teknologjia hipersonike duke u munduar të kompromentojnë teknologët.

Ndërkohë Vladimir Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia është e para në botë për raketat hipersonike të teknologjisë së fundit që udhëtojnë me 10 herë shpejtësi të zërit dhe depërtojnë sistemet kundërajrore.

Ukraina ka raportuar këtë muaj se Rusia e ka sulmuar me raketa supersonike Zircon në fillim të vitit, gjë që është pohuar nga vetë Putin, se Rusia i ka përdorur këto raketa në fushën e betejës. Kjo deklaratë e Ukrainës ka bindur autoritete ruse se informacionin e ka shpërndarë pikërisht Alexande Kuranov.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit