Shkenctarët bërthamorë: Ora e Ditës së Kijametit afrohet me 90 sekonda

Shkenctarët bërthamorë: Ora e Ditës së Kijametit…

Shkenctarët e Buletinit të Shkencëtarëve Atomik kanë ngritur sërish një tjetër paralajmërim se fundi i botës është afër. Këtë javë ora u vendos përsëri në 90 sekonda deri në mesnatë, njohur si koha më e afër e orës që ka qenë ndonjëherë. Ora e Ditës së Kijametit që prej vitit 1947 ka nisur kronometrimi i ngjarjeve të rënda që ndodhin në planetin Tokë. Ora përpiqet të vlerësojë se sa afër është njerëzimi me shkatërrimin e botës, në bazë të luftarve që ndodhin, shkatërrimeve të mjedisit apo të shoqërisë. Në librat fetar si Bibla apo Kurani, Dita e Kijametit nënkupton ditën e fundit të ekzistencës së njerëzimit, e cila më pas pasohet me Ditën e Gjykimit ku për secilin prej njerëzve do të peshohen veprat e mira dhe të këqija përpara Zotit e në vijim të saj përcaktohet nëse shpirti i njeriut do të jetë në paqe (parajsë, xhenet) apo do të jetë ne vuajtje (ferr, xhehenem).

Grupi i shkenctarëve thotë se Mesnata përfaqëson momentin në të cilin njerëzit do ta kenë bërë Tokën të pabanueshme. Vitin e kaluar Buletini vendosi orën në 90 sekonda deri në mesnatë, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë dhe rritjes së rrezikut të përshkallëzimit bërthamor. Nga viti 2020 deri në vitin 2022, ora ishte vendosur në 100 sekonda deri në mesnatë.

Ora nuk është projektuar për të matur përfundimisht kërcënimet ekzistenciale, por për të ndezur biseda rreth temave të vështira shkencore si ndryshimi i klimës. Vendimi për të mbajtur orën në të njëjtën kohë këtë vit lidhet sërish me shqetësimet e vazhdueshme për luftën në Ukrainë, konfliktin Izrael-Gaza, potencialin e një gare të armëve bërthamore dhe krizën klimatike. Toka përjetoi vitin e saj më të nxehtë të regjistruar dhe përmbytjet masive, zjarret dhe fatkeqësitë e tjera të lidhura me klimën kanë zënë rrënjë. Dhe mungesa e veprimit për ndryshimin e klimës kërcënon miliarda jetë dhe mjete jetese” – tha Rachel Bronson, presidente e Buletinit.

Përcaktimi i saktë se kur do të ndodh fundi i botës apo Dita e Kijametit nuk është arritur të saktësohet ende nga qënie njerëzore. Edhe në 21 dhjetor 2012 kur u shpërnda lajmi gjerësisht se Planetit Tokë i ka ardhur fundi i tij, rezultoi një parashikim i gabuar dhe e gjitha lidhje vetëm se me matjen kalendarike të ditëve sipas fisit “Maja”. Ndërkohë që në librat fetar gjenden disa përshkrime sesi do të bëhet Kijameti apo se cilat janë disa nga shenjat që e afrojnë Tokën drejt kësaj dite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit