Shkodër| Burri denoncon zhdukjen e gruas, telefoni i gjendet në shpellë

Shkodër| Burri denoncon zhdukjen e gruas, telefoni…

Një ngjarje në formë misteri ka ndodhur në Shkodër. Një grua 48-vjeçare me inciale Sh.H. në Malësi të Madhe është zhdukur nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit. Denoncimi është bërë nga bashkëshorti i gruas. Pas kërkimeve në fshatin Meshqerraj, në afërsi një gryke, pranë shpellës janë gjetur telefoni i gruas si dhe një fletore. Policia dyshon se gruaja është hedhur nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Territori i vështirë ka pamundësuar vijimin e kërkimeve të trupit të gruas. Pritet që kërkimet të rinisin në orët e para të mëngjesit të së dielës me mjete të specializuara. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit