
Një rast i rëndë është denoncuar në redaksinë tonë nga banorë të një fshati në Shkodër, ku një grua është filmuar teksa i ndez cigaren për ta pirë djalit të saj të mitur, i cili duket se është vetëm 4 ose 5 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në sy të banorëve të zonës, ndërsa pamjet kanë ngjallur indinjatë të thellë në komunitet dhe rrjetet sociale.
Sipas dëshmitarëve, e ëma jo vetëm që nuk e ndalon fëmijën, por duket se e inkurajon aktin duke ia ndezur vetë cigaren.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe shprehën shqetësimin për shëndetin dhe mirëqenien e të miturit.
Ata theksojnë se ky nuk është rasti i vetëm i neglizhencës prindërore në këtë komunitet dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të reagojnë para se situata të përkeqësohet më tej.