Shkodër/Gjendet i pajetë 29-vjeçari, dyshimet për ngjarjen

Shkodër/Gjendet i pajetë 29-vjeçari, dyshimet për ngjarjen

Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë ai është gjetur në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

“Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./Opinion.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit