Shkodër/ Koronavirusi i merr jetën elektricistit 28-vjeçar të OSHEE

Shkodër/ Koronavirusi i merr jetën elektricistit 28-vjeçar…

Një djalë i ri, vetëm 28-vjeç, është bërë viktima e radhës e koronavirusit në vend.

Mësohet se ai quhet Anton Çuni dhe është me banim në Shkodër, ku edhe punonte si elektricist pranë OSHEE.

Lajmin e bëri të ditur në Facebook, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.

Antoni punonte elektricist dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi në rrjetet sociale nga OSHEE Rajoni Shkodër:

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion…

Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.

Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit