Shkodër/ Mbi 1400 hektarë janë nën ujë, shtëpitë janë mbushur me baltë

Shkodër/ Mbi 1400 hektarë janë nën ujë,…

Prej disa ditësh Shkodra ndodhet nën pushtetin e ujit. Mësohet se mbi 850 ha tokë në njësinë administrativë anë e malit, janë mbuluar nga uji.

Banorët thonë se brenda një dekadë të mbjellat janë përmbytur 5 herë gjithsej. Bahri Meti, fermer në një intervistë per Tch tha se të ardhurat e vetme të familjes i siguron nga kjo tokë që për këtë sezon nuk do t’i japë asgjë.

Unë kam 100 dynym tokë, të mbjella me domate, mandarina dhe lakra, por tani ka marrë fund çdo gjë. Përmbytje për mua do të thotë mungesë buke.

Unë jam përmbyt në 2010, 2011, në vitin 2018 gjithashtu si dhe para dy vitesh e tani përsëri”, tha fermeri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit