Shkodra në zi, ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës Dardan Baraku

Shkodra në zi, ndahet nga jeta talenti…

Një lajm i trishtë ka prekur sot Shkodrën dhe gjithë komunitetin sportiv shqiptar.

Është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 16 vjeç, Dardan Baraku, një talent i spikatur i atletikës dhe kampion i Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.

Dardani njihej për shpejtësinë, përkushtimin dhe pasionin e madh për sportin, duke u konsideruar si një nga premtimet më të mëdha të atletikës shkodrane dhe shqiptare.

Ai ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru, pas një sëmundjeje të rëndë, duke mos arritur të mbijetojë.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe Bashkia Shkodër, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Baraku, të afërmit, Shoqatën e Atletikës “Vllaznia” dhe gjithë komunitetin sportiv.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh dhe dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe sportdashësit, ndërsa emri i Dardanit do të mbetet i paharruar në historinë e atletikës shqiptare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit