Shkodra përmbyetet me pak minuta shi

Shkodra përmbyetet me pak minuta shi

Duket se fillimi i këtij viti nuk ka ardhur shumë i mbarë për banorët e qytetit të Shkodrës.

Pasditja e kësaj të hëne është shoqëruar me shira, ndërsa reshjet kanë bërë që shumë rrugë të qytetit të përmbyten brenda pak minutave.

Bllokimi i kanalizimeve është një nga shkaqet e përmbytjeve të shpeshta të kryeqendrës së veriut, ndërsa fokusi i Benet Becit gjatë këtyre ditëve ka qenë tek zbukurimet e fundvitit, më tepër sesa kanalet kulluese. Kjo bëri që Shkodra për disa minuta të kthehej në “liqen” dhe rrugët e pakalueshme për qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit