Shkodra regjistron numër të lartë të rasteve me Covid-19

Shkodra regjistron numër të lartë të rasteve…

Shkodra ka shënuar një prej numrave më të lartë të të infektuarve me Covid 19 pas rihapjes, ku edhe dy bashkitë qe ishin pastruar prej infektimit numërojnë nga 1 rast të ri si Vau Dejës dhe Puka.

Poliklinika e qytetit dhe Drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore, kjo e fundit e mbyllur prej dy ditësh, janë vatrat më problematike.

Pas Tiranës ky qark mbetet me numrin më të lartë të testimeve në 24 orët e fundit, ku u kryen 49 tampone, ndërsa rezultojnë 38 pacientë aktive.

 

/Marrë nga Ora News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit