Shkodrani në burg vazhdon denigron vajzat në TikTok dhe i kërkon video intime

Shkodrani në burg vazhdon denigron vajzat në…

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë pak kohë më parë, ku disa vajza nga Shkodra tentuan vetëvrasjen për shkak të perndjekjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga një person, i identifikuar si Fabjan Dodaj, 34 vjeç, nga Bushati i Shkodrës.

Dodaj, i cili eshte denuar më parë me 8 vite burg në Francë, ka marë fotot e vajzave nga profilet e tyre në Instagram dhe më pas i ka postuar në TikTok me komente fyese. Për të fshirë postimet e turpshme, ai u kërkonte vajzave foto dhe video intime.

Megjithëse është zbuluar dhe identifikuar, vajzat dhe familjet e tyre raportojnë se Dodaj vazhdon të kryejë këto veprime të turpshme përmes adresave të ndryshme online, pa u ndalur.

Përkundër faktit se rasti ka marrë vëmendje, deri më tani nuk janë marrë masa nga autoritetet. Familjet e viktimave kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe pasi frika dhe shqetësimi për përndjekjen që ai u bën të rejave vazhdon normalisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit