Shkoi i dehur në spital/ Një 50-vjeçar dhunon dy infermierë në Peqinit

Shkoi i dehur në spital/ Një 50-vjeçar…

Një 50-vjeçar nga Peqini ka traumatizuar spitalin pasi përfundoi për trajtim mjekësor nga familjarët. Shtetasi me iniciale K. S., ishte në gjendje të dehur kur mbërriti në urgjencën e qytetit. Në gjendje të pavetëdijshme, ai ka dhunuar 2 inferimierë që po e trajtonin nga ana mjekësore për toksikimin nga alkooli.

Pasi ka goditur bluzat e bardha, 50-vjeçari ka nisur të thyejë xhamat e spitalit dhe u bërë rrezik dhe për pacientët e tij. është dashur ndëryrja e policisë që burri të neutralizohet. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit