Shkoi me gomone në Angli dhe përfundoi rrugëve/ Shqiptarët kërkojnë ndihmë për të riun shkodran

Shkoi me gomone në Angli dhe përfundoi…

Çdo vit ikin qindra shqiptarë me gomone drejt Anglisë për një jetë më të mirë. Por, fati nuk i ndihmon të gjithë, shumë prej tyre mbeten pa punë dhe pa strehë, ndërsa të tjerë detyrohen të përfshihen në punë të pista.

Kështu i ndodhi Ermir Fshqarrit nga Shkodra. Para 6 muajsh ai është larguar nga vendi i tij, me gomone ilegalisht drejt Britanisë për një të ardhme më të mirë.

Por nuk ka mundur të sigurojë një punë dhe gjendet në Southgate të Londrës. Pa të ardhura dhe pa ndihmë i riu ka përfunduar në rrugë.

Por, të rinjtë e tjerë shqiptarë që ndodhen në Londër janë angazhuar dhe po kërkojnë ndihmë për të. Ata kanë publikuar foton e personit në fjalë dhe kanë kërkuar nga bashkatdhetarët, nëse ka dikush mundësi që ta ndihmojë. Dhe për fat të mirë shumë shqiptarë janë treguar të gatshëm që t’i ofrojnë ndihmë dhe një punë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit