Shkoi me nënën për ndihmë tek hoxha, futet në dhomë dhe përdhunohet seksualisht

Shkoi me nënën për ndihmë tek hoxha,…

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat kosovare, i arrestuari është një hoxhë, i cili ngacmoi seksualisht një vajzë që kishte shkuar për ndihmë e shoqëruar dhe nga mamaja e saj.

Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit