“Shkoi në funeralin e Brilantit”, gazetarja: Ervis Martinaj ka humbur gjurmët para syve të Gardës së Republikës

“Shkoi në funeralin e Brilantit”, gazetarja: Ervis…

‘Mbreti i lojërave të fatit’ Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Misteri i zhdukjes së tij ka përplasur së fundmi Prokurorinë e Kurbinit dhe Gjykatën e këtij qyteti.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ervis Martinaj ka qenë i pranishëm në funeralin e kushëririt të tij, Brilantit.

Më tej, Lala u shpreh se Martinaj kishte mbështetjen e strukturave shtetërore. Gazetarja tha se ‘mbreti i lojërave të fatit’ ka humbur gjurmët para syve të Gardës së Shtetit.

Klodiana Lala: Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati.

Nuk besoj që atje eskortoheshin në ditën për diell nga forcat e posaçme dhe nuk besoj që gjurmët e një personazhi humbisnin kur dilte nga hyrja e një pallati ku banonte dhe Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Sepse Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës.

Këto e bëjnë shqetësuese sepse mund të ndodhë që të jesh në arrati dhe të gjejnë kundërshtarët. U vra Ervin Dalipaj, kërkohej nga policia e shtetit. E vranë kundërshtarët në autostradë. Por të eskortohesh nga forcat operacionale, të shkosh në ditën për diell edhe në funeralin e kushëririt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit