Shkoi në mal për të kërkuar qenin, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në Elbasan

Shkoi në mal për të kërkuar qenin,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën malore të Gjinarit, ku një banor i fshatit Pashtresh, pranë Elbasanit, ka humbur jetën në rrethana që dyshohet të jenë aksidentale.

Viktima, Pëllumb Toçi, 54 vjeç, ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit të së enjtes për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë dhe që kishte humbur në mal. Pas orësh kërkimesh, mbrëmjen e djeshme, polumbarët e Repartit Special “RENEA”, kanë arritur të gjejnë dhe të nxjerrin trupin e pajetë nga ujërat e kanionit të njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit. Hetimet paraprake e trajtojnë ngjarjen si aksidentale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit