Shkoi në protestat pro-Palestinës dhe dëmtoi kompaninë izraelite të armëve, arrestohet shqiptarja në Londër

Shkoi në protestat pro-Palestinës dhe dëmtoi kompaninë…

Teuta Hoxha, një 28-vjeçare shqiptare me banim në Londër, është arrestuar si pjesë e një grupimi pro-Palestinës dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Gjykata City of Westminster ka refuzuar kërkesën e saj për lirim me kusht, ndërsa ndaj saj rëndojnë dy akuza.

Sipas akuzave, më 6 gusht 2024, ajo hyri pa leje në ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite e prodhimit të armëve dhe dronëve luftarak, dhe tentoi të dëmtojë pronën. Gjithashtu, pretendohet se ajo ka shkaktuar dëme të pacaktuara në godinën e kësaj kompanie.

Ky rast vjen në vazhdën e protestave dhe akteve të dhunshme të aktivistëve pro-Palestinës përpara Elbit Systems. Hoxha do të paraqitet më 6 dhjetor 2024 në Gjykatën Qendrore të Krimeve në Londër, Old Bailey, për të vazhduar procesin gjyqësor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit